Home / Bota / Bashkëpunëtori i Donald Trumpit nën hetime për një plan rrëmbimi të Fetullah Gulen

Bashkëpunëtori i Donald Trumpit nën hetime për një plan rrëmbimi të Fetullah Gulen

Gjatë kohës kur ishte Këshilltar për Siguri Kombëtare, Michael Flynn, bashke me të birin, planifikonin qe në këmbim të 15 milionë eurove, ta rrëmbenin klerikun turk dhe t’ua dorëzonin turqve në një ishull. Laku rreth Trumpit po ngushtohet.

The Wall Street Journal raportoi të premten se Flynn dhe djali i tij, Michael Flynn Jr., kanë diskutuar me përfaqësuesit turq mënyrat për dorëzimin e klerikut Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një përpjekjeje për grushtshtet kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, korrikun e kaluar.

Flynn, dyshohet se e ka diskutuar këtë komplot në një takim në Nju Jork, në dhjetor të 2016-ës, kur ai ka qenë anëtar, atëbotë, i ekipit të tranzicionit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Hetimi i këtij komploti të dyshuar është pjesë e hetimeve më të mëdha të Robert Muellerit, prokuror special, mbi kontaktet e dyshuara midis përfaqësuesve të Trumpit dhe agjentëve të Qeverisë ruse, gjatë dhe pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 2016.

Pasi Trump ka marrë detyrën, Flynn ka shërbyer si këshilltar i sigurisë kombëtare vetëm 24 ditë. Ai është detyruar të japë dorëheqje për keqinformim të zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, mbi kontaktet e tij me ambasadorin rus në SHBA, Sergei Kislyak.

Sipas NBC-së, hetuesit e Muellerit po shqyrtojnë akuzat e mundshme për shpëlarje parash kundër Flynnit dhe djalit të tij, si dhe akuzat për mashtrim të agjentëve federalë.
Pas puçit të dështuar në Turqi, Ankaraja i ka bërë presion administratës së Barack Obamës për të dorëzuar Gulenin, i cili ka azil në SHBA, pa proces formal të ekstradimit. Më 8 nëntor, Flynn ka publikuar një artikull në The Hill, ku e ka quajtur Gulenin “radikal islamik”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: