Bota

Avokati i Flynn reagon ashpër ndaj pretendimeve për “rrëmbim”

Avokati i ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Michael Flynn, Robert Kelner, i vlerësoi si “gënjeshtra shumë të shëmtuara” pretendimet ndaj klientit të tij nëpër mediat amerikane për “rrëmbim dhe ryshfet”, transmeton Anadolu Agency (AA). Avokati i Flynn-it, Kelner, në një deklaratë me shkrim mohoi pretendimet lidhur me klientin e tij në një lajm të gazetës Wall Street Journal (WSJ). Kelner theksoi se pretendimet ndaj Flynn, i cili akuzohet për çështje të shumta, duke filluar nga “rrëmbimi i personave e deri te ryshfeti”, janë “gëshnjeshtra dhe shumë të shëmtuara”. Duke u shprehur se e respektojnë procesin e zhvilluar në SHBA në kuadër të hetimeve për Rusinë, avokati tha se në të njëjtën kohë “janë duke iu shmangur dhënies së përgjigjeve për pretendimet apo thashethëmet të cilat janë plasuar në media”.

“Shumë të shëmtuara dhe paragjykuese”

“Por në lajmet e sotme, në rend të ditës erdhën pretendime ndaj gjeneralit Flynn, nga rrëmbimi i njerëzve e deri në ryshfet. Këto janë aq të shëmtuara dhe paragjykuese, saqë kësaj here vendosëm të bëjmë përjashtim për vendimin tonë (për të mos i dhënë përgjigje çdo pretendimi). Këto janë gënjeshtra”, tha ai. WSJ në lajmin e ditës së premte lidhur me çështjen kishte pretenduar se në muajin dhjetor është realizuar një takim mes Flynn dhe të birit të tij me disa zyrtarë turq për rrëmbimin e kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, jashtë SHBA-ve, në këmbim të 15 milionë dollarëve. Në lajmin e WSJ-së po ashtu u pretendua se ky takim po hetohet nga prokurori special i autorizuar Robert Mueller, i cili zhvillon hetimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Gazeta si burim për lajmin tregoi “disa emra të përafërta me hetimet”, por nuk shpalosi një adresë konkrete për burimin e përmbajtjes së takimit i cili pretendohet se është realizuar mes Flynn dhe zyrtarëve dhe biznesmenëve turq.

Takimi ishte lajmëruar nga Woosley

Në anën tjetër, përsëri gazeta WSJ në një lajm të mëparshëm kishte njoftuar se para takimit të dhjetorit, më 19 shtator, është realizuar edhe një takim tjetër dhe se në të ka marrë pjesë edhe ish-drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të SHBA-ve (CIA), James Woolsey. Woosley, i cili në të njëjtën kohë është edhe ish-partneri i Flynn-it, në një deklaratë në këtë gazetë lidhur me çështjen kishte pretenduar se “në takim është diskutuar për çështje të shumta, përfshirë edhe rrëmbimin e Gülenit”.

Ofertë në vlerë prej 10 milionë dollarësh

Por në një lajm të publikuar në agjencinë e lajmeve Reuters më 26 Tetor, ishte pretenduar se Woolsey “më 20 shtator të vitit 2016 ka bërë një ofertë prej dhjetë milionë dollarësh për dy biznesmenë turq, në këmbim të përpjekjeve për diskreditim të Gülenit, por që biznesmenët në fjalë nuk e kanë pranuar këtë ofertë”. Vëmendje ka tërhequr pretendimi se një ditë pas takimit i cili njoftohet se Flynn e ka realizuar me zyrtarët dhe biznesmenët turq, Woolsey ka diskutuar me të njëjtit biznesmenë për çështjen e Gülenit dhe se ka kërkuar kontratë në vlerë prej dhjetë milionë dollarësh. Ish-drejtori i CIA-s nuk ishte përgjigjur për pretendimet për ofertën dhjetë milionë dollarëshe.

Dy deklarata të ndryshme nga Woolsey

Në një deklaratë për gazetën WSJ, rreth një muaj pas dhënies fund të detyrës së Flynn-it më 14 shkurt, Woolsey ishte shprehur se “Me zyrtarët dhe biznesmenët turq është diskutuar çështja e Gülenit, por se nuk i kujtohet saktësisht se kush çfarë ka thënë”. Megjithatë, Woolsey, pak kohë pas deklaratës së tij në WSJ, në një deklaratë për kanalin CNN, ndryshe nga deklarata e kaluar, kishte pretenduar se “Flynn ishte personi i cili kishte thënë se do t’i ndihmojë Turqisë për çështjen e Gülenit”. Në hetimet e nisura në muajin maj mbi pretendimet se Rusia ka ndërhyrë me sulme kibernetike ndaj zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Robert Mueller, u caktua si prokuror special për këtë çështje. Në opinionin publik të SHBA-ve, Flynn shihet si një nga personat më të rëndësishëm të Muellerit në hetimet e Rusisë. Ndërkaq, presidenti i SHBA-ve Donald Trump kishte pretenduar se “Flynn po përdoret kundër tij në hetimin e Rusisë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button