Kryeartikull

Pse skandali i madh “CEZ” nuk mund të mbyllet!

Ervin Bushati

Komisioni Hetimor  i Kuvendit të Shqipërisë, në vleresimin përfundimtar të tij të miratuar nga shumica e anëtarëve të Kuvendit me vendimin nr. 36/2017, ka vendosur dërgimin e këtij Raporti te Prokurorit të Përgjithshëm,  me qëllim fillimin e çështjes penale.

Prokuroria minimalisht duhet të kishte marrë deklarimet e personave te perfshire ne kete afere.

Si ka mundësi që ka prokurorë që cojnë ndërmend se në Shqipërinë e vitit 2017, mund të mbyllet një aferë kaq e madhe korruptive, pa bërë asnjë hetim?!

Kush jane keta prokurore? Kush u ka dhene ketyre prokuroreve pushtetin qe te sillen me drejtesine si në një Pazar??

Kush janë këta prokurorë që u është dhënë e drejta që të mos marrin fare në konsideratë prova rrënqethëse të korrupsionit shtetëror?!

Kush janë këta prokurorë që paskan tagrin të falin; pa hetuar?!

Pse kalimi në heshtje totale i kësaj dosjeje, pa bërë as hetimin me formal, i vë vulën një historie të gjatë korrupsioni, padrejtësie, përdorimit të prokurorisë si pusetë politike për të mbyllur kanalet e llumit të përgjakur të së shkuarës së afërt?!

Pse ky standard krejt i dyfishtë i prokurorisë e kompromenton atë si një organ i përdorur në funksion të luftës së dëshpëruar për pushtet të një opozite protagonistësh që duhet të përgjigjen njëherë përpara drejtësisë dhe pastaj të shesin dëngla duke hedhur përditë baltë mbi Shqipërinë?!

Si ka mundësi vallë që ky grup deputetësh dhe një shumice parlamentare me mandat te qarte per zbatimin e reformes ne drejtesi, nuk vlejne per prokurorine shqiptare per te hapur nje ceshtje — as sa dy kriminele qe flasin ne telefon me njeri-tjetrin?!

Si ka mundësi vallë që kjo lëvizje e prokurorisë në mjegullën e krijuar nga Fronti i Hakmarrjes për pushtetin e humbur, ndodh tamam kur sapo ka filluar Vetingu për cuarjen për skrap të prokurorëve e gjykatësve që kanë bërë rolin e pusetës për mbulimin e zullumeve më të mëdha të historisë së pluralizmit shqiptar?!

Si ka mundësi që Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë është marrë zyrtarisht nga organet e drejtësisë së Cekisë, dhe atje Prokuroria po heton imtësisht kompaninë CEZ, përfshirë dhe tranferimin në Shqipëri të 6.854.248 Euro?!

Keto transaksione nga CEZ.a.s në favor të Nue Nik Kalaj, Komisionit i kanë  krijuar dyshimin e arsyeshëm se kjo shumë është marrë për  të ushtruar ndikim të paligjshem te ish-funksionarët e lartë  të asaj kohe;  me qëllim realizimin e blerjes së 76% të aksioneve të OSSH-së nga CEZ a.s.

Komisioni  ka  konstatuar se: çfarë do lloj shërbimi të ligjshëm të ketë kryer shtetasi Nue Nik Kalaj në favor të CEZ a.s,  nuk jusifikon përfitimin e shumës 7 milion euro.

Kjo vlere e përfituar nga shtetasi Kalaj, është shumë herë më e madhe se sa  shuma e përfituar nga Banka Botërore (IFC)  nga ky proces privatizimi.

Dhe e dini cfarë thotë Prokuroria:

“Shuma e mësipërme, nuk mund të konsiderohet si përfitim në kuadër të arësyetimit të mësipërm, pasi nuk rezulton që nga kjo shumë të jetë kryer ndonjë transaksion i mëtëejshëm në favor të ndonjë përfituesi i cili mund të kryejë ndikim”.

Si ka arrit Prokuroria në këtë përfundim, pa marrë deklarimet e Nuel Nik Kalaj?! Cfarë pret Prokuroria që ky individ ryshfetin ta niste në rrugë bankare!?

Ne e dimë qe Lulzim Basha nuk flet do për këtë rast. Sikurse goja i është mbyllur edhe për bllokimin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.

Lulzim Basha vazhdon të bëjë: hetuesin, prokurorin, gazetarin dhe të mos i pergjigjet pyetjes pse e mbrojti kryebashkiakun e Mallakastrës, duke shkelur ligjin e tij “të dashur” të dekriminalizimit për të dyten herë!

Është hera e dytë që Lulzim Basha merr në mbrojtje njerëzit e tij të kapur me presh në duar dhe është e hera e dytë që refuzon të marrë përgjegjësinë si Kryetar në detyrë i PD.

Luli i shkretë kujton se do të mashtrojë përsëri demokratët, duke u kapur si i mbyturi pas fijes së barit me një histori që i takon drejtesisë – dhe aspak Lulit—i takon Drejtesise që ta zbardhë deri në fund.

Shpifjet e tij për Policinë e Shtetit janë përpjekjet e dëshpëruara të një njeriu të deshperuar; nderkohë qe Policia e Shtetit ka bere detyrën duke dhënë një tjetër shembull të qartë se per Ne dhe për Qeverinë tonë nuk ka dy standarde — sic ka për Lulzimin kur vjen puna për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button