Home / Kronika / FA nisin rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve

FA nisin rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve

Forcat e Armatosura kanë nisur punën për rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve në të gjitha qarqet në vend.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë inspektimit të punës në varrezat e Peshkopisë tha se kjo nismë e MM vjen në respekt të të rënëve, në prag të 73-vjetorit të çlirimit të vendit.

“E shkuara, pa diskutim është mjeti me të cilin ne kemi udhëtuar për të arritur deri këtu ku jemi sot. Sot jemi këtu për të respektuar, për të nderuar të rënët tanë në vazhdimësi. Kujdesi që po tregojmë për sistemimin e varrezave të dëshmorëve, jo vetëm këtu në Dibër por në të gjithë Shqipërinë është shprehje pikë së pari e respektit që kemi për të shkuarën”, tha Xhaçka gjatë takimit me një grup vetenarësh të luftës.

Rehabilitimi i varrezave të dëshmorëve në të 12 qarqet e vendit do të përfundojë përpara datës 29 Nëntor, kohë kur Forcat e Armatosura në bashkëpunim me bashkitë do t’i japin këtyre varrezave një pamje të re.

Leave a Reply

%d bloggers like this: