Home / Presidenciale / Ligji për KLD-në, Nishani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Ligji për KLD-në, Nishani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Nishani1-320x185Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 7 të ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.
Zyra e shtypit e Presidencës, bën të ditur se me anë të kësaj kërkese, Presidenti Nishani kërkon gjithashtu pezullimin e dispozitave të këtij ligji deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, si dhe i kërkon kësaj trupe që t’i drejtohet Komisionit të Venecias në mënyrë që të japë një opinion të specializuar në lidhje me ligjin në fjalë, referuar objektit të ankimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.