Home / Ekonomia / “Smoke Snake”, në pranga shqiptari, sekuestrohen 1 kg heroinë në Napoli

“Smoke Snake”, në pranga shqiptari, sekuestrohen 1 kg heroinë në Napoli

Një operacion ndërkombëtar antidrogë është zhvilluar në Napoli dhe Kazerta të Italisë, “Smoke Snake”, ku në pranga ka rënë një shqiptar. Policia jep pak detaje, për shkak se operacioni është në vijim.

Ky operacion ka bërë të mundur të shkatërrohet një organizatë kriminale Italo-Shqiptare dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar 26 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit.

Operacioni i kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise ka filluar në qershor të 2016-tës.

Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë.

Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë, 500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas prej të cilëve18 italianë dhe 3 shqiptarë. Shtetasi shqiptar me iniciale L.C. 36 vjeç u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni dhe bëhet fjalë për E.N. 26 vjeç dhe E.Sh 39 vjeç.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi Heroinë, rreth 1 kg në Napoli. Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro.

Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Leave a Reply

%d bloggers like this: