Home / Sporti / Kroacia dhe Zvicra shkojnë në Rusi; grekët dhe irlandezët të pafuqishëm

Kroacia dhe Zvicra shkojnë në Rusi; grekët dhe irlandezët të pafuqishëm

0-0 u mbyll mbrëmë në Athinë takim i dytë mes Greqisë dhe kroatëve. Grekët e kërkuan më shumë golin në pjesën e parë, duke qenë më agresivë në mesfushë, por ngecnin përballë murit të ngritur nga kroatët para zonës së tyre.

Edhe pjesa e dytë nuk rezervoi asnjë surprizë, por ishin kroatët ata që patën rastet më të pastra falë kundërsulmeve, megjithatë edhe ata nuk e gjetën rrjetën.

Po mbrëmë, në St. Jakob-Park të Bazelit, helvetër barazuan 0-0 me Irlandën e Veriut, rezultat ky që i kualifikon për në botërorin e verës së ardhshme falë fitores së siguruar në transfertë me rezultatin 1-0. Xhemaili, Xhaka dhe Shaqiri ishin tre shqiptarët e hedhur në fushë që nga minuta e parë, ndërkohë që në të dytën, Xhemaili u zëvendësua nga Memedi. Ashtu siç ishte parashikuar, Zvicra zhvilloi një lojë të kujdesshme me një sulmues dhe me një mesfushë të mbipopulluar e mbrojtje kompakte, duke synuar golin me anë të kundërsulmeve.

Të hënën luhet sfida tjetër për biletën e radhës e tretë të “play off”, ajo mes Italisë dhe Suedisë. “Axurrët” duhet të fitojnë me dy gola diferencë për t’u kualifikuar, pasi vijnë na humbja 1-0 në ndeshjen e parë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: