Sporti

Shqipëria me 3 sulmues ndaj Turqisë, formacioni i mundshëm

Panucci ka menduar një skuadër sulmuese në testin e tij të parë pas mbylljes së fushatës eliminatore të Kupës së Botës.

Trajneri italian mendohet se do të luajë me Sadikun, Grezdën dhe Roshin në takimin qe luhet sot në mbrëmje në Antalia.

Berisha është i konfirmuar në portë, në mungesë të Strakoshës që ka udhëtuar drejt Italisë. Hysaj, Ajeti dhe Mavraj do të plotësohet në rreshtimin me katër me Lenjanin, që pritet ta nisë takimin nga minuta e parë. Lenjani është preferuar përpara Alijit dhe Balliut në të majtë.

Në mesfushë pas problemeve fizike të Bashës vendin e titullarit nga minuta e parë do ta ketë Sabien Lilaj. Konfirmohen Memushaj e Xhaka për ta plotësuar treshen e mesfushës.

I sapoardhuri Astrit Ajdareviç pritet ta nisë nga stoli, ndërsa pritet të ketë disa minuta dhe për Qakën.
Me Roshin në të djathtë, Grezdën në të majtë dhe Sadikun në qendër Panucci ka në mendje një sulm agresiv qe nga minuta e parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button