Home / Arte / Trofeu i “TIFF” shkon për filmin greko-bullgar “Glory”

Trofeu i “TIFF” shkon për filmin greko-bullgar “Glory”

“TIFF 2017” shpalli si filmin më të mirë të edicionit të 15, në kategorinë e “Best Feature Film”, atë “Glory”, një film nga Kristina Grozeva dhe Peter Valchanov.

Bashkëpunimi greko-bullgar u cilësua si një film që i flet çdo kohe, çdo vendi e çdo shoqërie. Filmi tregon sesa e vështirë dhe qesharake është të jesh i ndershëm dhe me moral të pastër, në një sistem dhe shoqëri të korruptuar.

“Faleminderit shumë”, tha përfaqësuesi që mori në dorëzim trofeun.

Po ashtu “Glory” mori edhe kupën e Çmimit të Medias.

“Filmi më i mirë europian” u shpall “Beneath the Silence”, nga regjisorët izrealitë Erez Mizrahi, Sahar Shavit. Ai nxjerr në pah realitetin dramatik si pasojë e konflikteve që vazhdojnë të cënojnë kontinentin tonë.

Filmi më i mirë i shkurtër europian është “Red Light”, nga Toma Wazsarow. Dokumentari më i mirë u cilësua “On the Edge of Life”, nga regjisori sirian Yaser Kassab.

Dokumentari më i mirë i shkurtër shkoi në Spanjë me “The Gold Rush”. Dokumentari më i mirë europian është “Mr. Gay Siria”, i cili përshkruan një udhëtim sirianësh gay nga vdekja e sigurtë nën ISIS drejt parajsës së Europës Perëndimore.

Çmimi për regjisorin më të mirë iu dha Gentian Koçit, për filmin e tij “Daybreak”. “Best Screenplay” i shkoi Kosvës me “Unwanted” nga Edon Rizvanolli. Një ndërthurrje e veçantë ndërmjet dëshirës për të krijuar të ardhmen, përballë një të kaluare që e mban peng.

Ndërsa çmimi për Filmin më të mirë në shqip shkoi për “Home”,nga regjisorja e Kosovës, More Raca, duke u cilësuar si një film që prek thellë me pak dialog.

Leave a Reply

Your email address will not be published.