Politika

Pse PS kërkon shkarkimin e Klement Zgurit? Kreu i KQZ-së lë të kuptojë “të tjera” arsye

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka folur sërish këtë të hënë për kërkesën për shkakrim që u bë dje publike nga ana e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, por me kalimin e ditëve po bëhet e qartë se nuk është çështja e Agron Kapllanajt shkaku i lëvizjes së PS-së, por më shumë preteksti.

Klement Zguri, përfaqësues i kahershëm i PD-së në KQZ u zgjodh në krye të institucionit  fill pas marrëveshjes që Rama dhe Basha arritën në maj të këtij viti. Një pjesë e “deal-it” ishte kalimi i KQZ-së nën kryesimin e opozitës, por tashmë që PS drejton e vetme qeverinë dhe LSI është në opozitë, numrat dhe balancat në KQZ kanë ndryshuar në favor të opozitës.

Me shumë gjasa ky është dhe shkaku përse PS kërkon largimin e Klement Zgurit nga kryesimi i KQZ-së dhe vendosjen e një figure (para Zgurit në krye ishte Denar Biba) të majtë. Kujtojmë se PS e kërkoi shkarkimin e Zgurit me argumentin se ka shkelur ligjin në lidhje me mandatin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj, një figurë demokrate. PS argumenton se ai ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, por në mbledhjen e KQZ-së u vendos që çështja të mos ndiqet.

Këtë të hënë vetë Zguri ka reaguar sërish në lidhje me këtë çështje. Në mbyllje të seancës dëgjimore në komisionin e ligjeve, kreu i KQZ tha:

“Gjithsesi në respekt tuajin mund të them diçka shkurt. Që dje në një deklaratë timen kam kërkuar që të ruaj statusin tim dhe të jem funksionar publik, dhe ti qëndroj kësaj. Por do ti përgjigjem kësaj pyetje; Kush është institucioni që vlerëson një vendim të KQZ që është apo jo i ligjshëm?Asnjë subjekt zgjedhor se ka ankimuar vendimin e KQZ në Kolegj. Ai është kolegji zgjedhor dhe gjykata. Fakti që nuk ankimohet do të thotë se në brendësi ai vendim pranohet dhe s’ka pse të diskutohet. Ka procesverbale, e vendime. Gjithçka që verifikohet dhe është publike.”, tha ai

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button