Home / Rajoni / Borut Pahor fiton edhe një mandat presidencial në Slloveni

Borut Pahor fiton edhe një mandat presidencial në Slloveni

 Me 52.94 për qind të votave të fituara Borut Pahor ka siguruar mandatin e ri në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur dje.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Sllovenisë, në bazë të 99.98 për qind të fletëvotimeve të numëruara, kandidati tjetër Marjan Sharec ka fituar 47.06 për qind të votave.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote ishte 1.713.473, ndërsa në votime dolën 715.250 prej tyre ose 41.71 për qind.

Këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991.

Leave a Reply

%d bloggers like this: