Home / Kronika / Gëllçi falënderon EBU dhe OSBE për mbështetjen në transformimin e RTSH-së

Gëllçi falënderon EBU dhe OSBE për mbështetjen në transformimin e RTSH-së

Faqja elektronike e European Broadcasting Union (EBU), i ka kushtuar rëndësi aktivitetit të zhvilluar në Tiranë lidhur me problemet e medias në Ballkan.

Pjesëmarrësit në Ditët e Mediave të Ballkanit Perëndimor në Tiranë javën e kaluar ranë dakord për rolin që kanë Televizionet Publikë për demokracinë në rajon.

Folësit, Drejtori i RTSH (Shqipëri) Thoma Gellci dhe gazetari investigativ malazez Mirko Boskovic sollën përvojën e tyre dhe diskutuan për rolin dhe rëndësinë e Televizioneve Publike në Ballkan.

Gellci shpjegoi vështirësitë politike të hasura nga RTSH siç tregohet edhe nga vonesa gati dy vjeçare në zgjedhjen e tij si Drejtor i RTSH, pas miratimit të legjislacionit të ri. Gellci është i vendosur të transformojë RTSH në Shqipëri në një burim demokratik dhe të besueshëm të lajmeve dhe informacionit, pasi aktualisht ai po përballet me një problem të imazhit që dekurajon njerëzit më të talentuar që të aplikojnë për të punuar në këtë transmetues. Ai ka prezantuar udhëzime të reja editoriale, një statujë dhe ka përcaktuar një strategji të re për pesë vitet e ardhshme. Raportimi mbi zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri është njohur gjerësisht si më i saktë dhe më i balancuar në tregun e medias.

Pavarësisht nga ndarjet politike në vend, Gellci tani është i prirur të ndryshojë strukturën e brendshme të RTSH dhe të vazhdojë me procesin e transformimit, dhe ai falënderoi EBU dhe OSBE për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre.

Gazetari malazez Mirko Boskovic, gjithashtu foli për rëndësinë e sigurimit të përmbajtjes investigative si një përgjegjësi e vërtetë për çdo Televizion Publik dhe rëndësinë e fitimit të besimit të audiencës.

Pavarësisht disa zërave kritikë dhe pasigurisë në lidhje me aftësinë e Televizioneve Publik në Ballkan për t’u transformuar në shërbime të sinqerta për qytetarët, pjesëmarrësit në konferencë u pajtuan për rolin e rëndësishëm që Televizionet Publike luajnë për demokratizimin e shoqërive në Ballkan duke patur në konsideratë rekomandimet e dhëna nga  Komisioneri i BE-së për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn.

Ditët e Mediave të Ballkanit Perëndimor të BE-së organizohen çdo dy vjet. Qëllimi kryesor është të sjellin së bashku profesionistë të medias nga e gjithë rajoni për të diskutuar zhvillimet, sfidat dhe tendencat në mediat e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: