Kronika

Propozimi, Visho Ajazi për ambasador të Shqipërisë në NATO

Kryeministri Edi Rama ka propozuar ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika si përfaqësues të përhershëm të Shqipërisë në selinë e NATO-s në Bruksel, bëjnë të ditur burime mediatike, ende të pakonfirmuara zyrtarisht. Sipas tyre propozimi i është dërguar presidentit Meta. Nëse ky propozim miratohet, zoti Lika do të zëvendësojë në këtë detyrë ish deputetin demokrat Leonard Demi.
Lajmi ka shkaktuar jo pak habi dhe komente. Zoti Ajazi – Lika dhe dorëheqjen pak kohë më parë dhe zoti Rama duke pranuar dorëheqjen e tij e vlerësoi pozitivisht për punën në krye të shërbimit inteligjent. Reagimet e opozitës ishin të menjëhershme. Sipas saj kryeministri Rama u hakmor për shkak se zoti Lika kishte zbuluar aferat qeveritare të drogës. Vetë ish shefi i shërbimit sekret nuk bëri komente rreth deklaratave.
Visho Ajazi Lika u emërua në postin e kreut të SHISH në vitin 2012, nga ish kryeministri demokrat Sali Berisha. Ai u rikthye në këtë institucion pasi kish punuar me ish shefin e tij të ndjerin Bashkim Gazidede në vitet 1992-1997. Emërimi i zotit Lika ka ngjallur në atë kohë shumë polemika dhe është sulmuar nga opozita e majtë e kohës, aktualisht maxhoranca në pushtet. Ndaj tij ka patur shumë akuza deri për përgjim të krerëve të së majtës shqiptare kur ajo erdhi në qeveri në vitin 2013.
Lirimi nga detyra e kreut të SHISH e zotit Lika, u shoqërua me emerimin në këtë post të Helidon Bendos, i përzgjedhur nga kryeministri Rama. Por dekretimi i tij ende nuk është bërë nga presidenti Meta. Sipas disa komentatorëve ka shumë mundësi që dekretimi i zotit Lika si ambasador në NATO të shoqërohet edhe me dekretin e emërimit të zoti Bendo në krye të SHISH, duke nënvizuar kështu edhe rolin e presidentit Meta në këto zhvillime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button