Home / Politika / Kryeministri Rama: Shqipëri-Greqi, traktat të partneritetit strategjik

Kryeministri Rama: Shqipëri-Greqi, traktat të partneritetit strategjik

Greqia është partner strategjik për Shqipërinë dhe me Greqinë duhet të kemi një traktat të partneritetit strategjik, ka deklaruar sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupi parlamentar të Partisë Socialiste.

Duke folur për bisedimet mes Shqipërisë dhe Greqisë, kryeministri Edi Rama vlerësoi faktin e dinamikës së marredhënieve mes dy vendeve dhe theksoi domosdoshmërinë e një traktati të partneritetit strategjik me Greqinë.

“Dua të falenderoj ministrin e Jashtëm dhe ekipin e tij për kryerjen e funksionit të adresimit të problemeve të mbartura për dekada të tëra në raport me fqinjin tonë jugor”, theksoi Rama.

“Bisedimet e zhvilluara në Kretë kanë shënuar një marredhënie shumë të rëndësishme për diplomacinë tonë, por edhe për dinamikën e marrëdhënieve mes dy vendeve. Greqia për ne është partner strategjik dhe me Greqinë duhet të kemi një traktat të partneritetit strategjik dhe jo një sërë çeshtjesh që shfaqen e rishfaqen herë pas here për aresye të brendshme dhe të shumta dhe herë si gjarpërinj që pengojnë përparimin e këtyre marrëdhënieve, pengojnë konsolidimin e tyre, pengojnë pikërisht ecurinë e partneritetit, që është strategjik për ne, për Shqipërinë, por njëkohësisht edhe për Greqinë”, tha Rama.

Kryeministri Rama shtoi se “Na vjen mirë që më në fund palët janë në tryezë dhe të gjitha çeshtjet adresohen në mënyrë racionale. Sigurisht që është një proces që vazhdon, por nga ana tjetër, është një proces që vjen si rezultat i durimit dhe i qetësisë, që na ka shpërblyer në fund dhe kemi mundësi për t’u parë sy me sy dhe për t’i folur njëri-tjetrit. Kam shumë besim që këto çeshtje do të mbyllet siç duhet dhe mes Shqipërisë dhe Greqisë do të hapet një kapitull i ri dhe ne do të bëjmë gjithcka që kjo situatë krizash në marredhëniet tona të kthehet në një situatë mundësish për të dy vendet tona, duke arrtitur në nënshkrimin e një traktati të partneritetit strategjik, pasi për ne ka qenë e qartë se Shqipëria ka partneritet strategjik me Italinë, Turqinë dhe Greqinë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: