Home / Politika / Ruçi për mediat bullgare, pakica kombëtare bullgare do jetë urë lidhëse midis Bullgarisë dhe Shqipërisë

Ruçi për mediat bullgare, pakica kombëtare bullgare do jetë urë lidhëse midis Bullgarisë dhe Shqipërisë

Pas takimit të zhvilluar me zëvëndespresidenten e Republikës së Bullgarisë znj.Ilijana Jetova, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi, deklaroi për mediat bullgare që shoqëronin znj. Jotova se:

Gjatë këtij takimi shkëmbyem mendime për lidhjet tradicionale, historike, kulturore dhe njerëzore, por edhe politike dhe ekonomike. Sigurisht që Bullgaria është shumë hapa para nesh si anëtare e Bashkimit Evropian. Ne e konsiderojmë një vend mik dhe në prag të marrjes së Presidencës në Bashkimin Evropian shpresojmë dhe besojmë që do të hapen negociatat edhe për Shqipërinë.

Gjatë bisedës unë  e informova zëvendëspresdientet edhe për hapat e hedhura edhe nga parlamenti i ri shqiptar, veçanërisht përsa i përket reformës në drejtësi, reformës zgjedhore dhe veçanërisht ligjit për pakicat kombëtare ku interesi i zëvendëspresidentes ishte shumë i madh për këtë çështje.

E njoha atë që ky ligj është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian. Është hera e parë që Shqipëria njeh me ligj, veç pakicave të tjera kombëtare, edhe pakicën bullgare dhe zëvendëspresidentja u interesua gjatë lidhur me vendndodhjen e këtyre pakicave dhe veçanërisht me hapat që do të hedh Shqipëria për implementimin e këtij ligji për tu siguruar pakicës, veçanërisht asaj bullgare, të drejtat dhe liritë e tyre dhe veçanërisht për njohjen e gjuhës amtare.

Unë e garantova atë që nuk ka asnjë pengesë përsa i përket vullnetit politik, nuk ka asnjë pengesë ligjore, asnjë pengesë administrative, dhe duke bashkëpunuar bashkërisht, pakica kombëtare bullgare do të jetë një urë lidhëse për forcimin e marrëdhënieve tona midis dy vendeve, Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Faleminderit!

Leave a Reply

%d bloggers like this: