Home / Rajoni / SYRIZA rikonfirmohet e para në preferencat e grekëve

SYRIZA rikonfirmohet e para në preferencat e grekëve

as10Dy sondazhe të reja, të bëra respektivisht nga kompanitë ”Alco” dhe ”Mrb” për llogari të të përjavshmeve greke ”Proto Thema” dhe ”Real News”, rikonfirmojnë vendin e parë që zë partia e majtë radikale greke, SYRIZA, e drejtuar nga Aleksis Cipras, në preferencat politike të qytetarëve grekë, përballë partisë konservatore në pushtet ”Demokracia e re”, e kryeministrit Antonis Samaras.

Në bazë të sondazhit të ”Alco”-s, SYRIZA ka mbi 26 për qind të parapëlqimeve të grekëve, përkundër 22,2 për qind që pëlqejnë ”Demokracinë e re”. Në vend të tretë gjendet partia neonaziste ”Agimi i artë” me 6,2 për qind të pëlqimeve. Më pas vijnë Partia Komuniste Greke (4,4 për qind), PASOK-u (4,3), Lumi (4,3), Grekët e pavarur (3,1) dhe DIMAR-i një për qind.

Sipas të dhënave të ”Mrb”-së, SYRIZA ka 23,6 për qind të votave, kundrejt 19,9 për qind të ”Demokracisë së re”. Partitë e tjera kanë përqindje të afërta me njëra-tjetrën.

Pyetjes se cili do të ishte kryeministri më i mirë për vendin, 33,5 për qind e të intervistuarve kanë thënë Samaras, ndaj 32,5 për qind që kanë preferuar Ciprasin. Sipas ”Mrb”-së, 26,6 duan Samarasin dhe 26,2 për qind Ciprasin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: