Home / Ekonomia / Kryemadhi: Buxheti për bujqësinë i pamjaftueshëm, LSI nuk e voton

Kryemadhi: Buxheti për bujqësinë i pamjaftueshëm, LSI nuk e voton

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi sot se buxheti 2018 për bujqësinë është i pamjaftueshëm, ndërsa mori pjesë në takimin me ekspertë të bujqësisë, organizuar nga LSI.

Kryemadhi duke folur për buxhetin 2018 për bujqësinë, u shpreh  se 90 milionë euro janë të pamjaftueshme për sektorin e bujqësisë.

“Pra, buxheti i bujqësisë është më pak se sa projekti dhe programi që ka LSI-së për këtë sektor të rëndësishëm. Çfarë mund të flitet për subvencionet dhe zhvillim të bujqësisë. Çfarë refome bujqësore pretendojmë ne kur fermerët punojnë me mjet të vjetëruara”, tha Kryemadhi.

Ndërsa ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tha se zhvillimi rural është në gjendje të mjerueshme, pra, fshati është pa rrugë, pa qendra shendetësore, pa infrastrukturë të brendshme.

“Buxheti i këtij viti ka një rritje vetëm me 4% në krahasim me vitin e shkuar, por është i pamjaftueshëm, ndërsa ne si forcë politike kemi propozuar 250 milionë euro. Kemi ulje të investimeve për kanalizimet dhe ne nuk mund të votojmë një buxhet të tillë. LSI i përmbahet programit të saj për bujqësine me një buxhet 250 milionë euro, ku të jenë investimet, subvencionet, duke hequr TVSH për pesticidet”, tha ai.

Panariti theksoi se “Ne kemi një program të qartë, duke i hequr barrën bujqësisë që të zhvillohet. Programi i LSI është një program konkret, që mbështet prodhuesit, nxit investimet dhe ndihmon agro-biznesin”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: