Home / Rajoni / Kabineti i Izetbegoviçit: Tanjug në mënyrë të pasaktë dhe tendencioze transmetoi intervistën

Kabineti i Izetbegoviçit: Tanjug në mënyrë të pasaktë dhe tendencioze transmetoi intervistën

“Në vend që të korrigjojnë lajmin qartazi të rremë të cilin e plasuan, Tanjug vazhdon të mashtrojë opinionin, duke shtrembëruar faktet dhe duke plasuar të pavërteta të reja”, thuhet nga Kabineti i anëtarit të Presidencës së BeH-së, Izetbegoviç.

Disa pjesë të caktuara të intervistës, të cilën anëtari i Presidencës së BeH-së Bakir Izetbegoviç e dha për Deutche Welle, agjencia serbe e lajmeve Tanjug e ka transmetuar në mënyrë të pasaktë, jashtë kontekstit dhe në mënyrë tendencioze, duke shtrembëruar vetë thelbin e deklaratës, thonë nga Kabineti i anëtarit të Presidencës të BeH-së Bakir Izetbegoviç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më tej theksojnë se informacionet e transmetuara në këtë mënyrë kanë shkaktuar një seri të paparë të reagimeve të stërzmadhuara. Redaksia e Tanjugut është paralajmëruar nga Kabineti i anëtarit të Presidencës të BeH-së se informacionet që kanë transmetuar nuk përputhen me realitetin, në të cilat lehtësisht mund të binden me ndjekjen e video-intervistës e cila është në dispozicion të publikut të gjerë.

“Në vend që të korrigjojnë lajmin qartazi të rremë të cilin e plasuan, Tanjug vazhdon të mashtrojë opinionin, duke shtrembëruar faktet dhe duke plasuar të pavërteta të reja. Më këtë bëhet e qartë se gabimi i Tanjugut nuk është i rastësishëm, por se pas gjithë kësaj qëndron qëllimi i disave për të prishur marrëdhëniet mes BeH-së dhe Serbisë, të hidhet hije dhe të krijohet një atmosferë e keqe në prag të vizitës së Presidencës së BeH-së në Beograd”, thuhet nga Kabineti i anëtarit të Presidencës së BeH-së.

Izetbegoviç në një intrevistë për Deutche Welle ndër të tjera u ndal edhe rreth çështjes së njohjes së Kosovës, duke thënë se për zgjidhjen e këtij problemi “nevojitet konsensus në nivel të BeH-së” dhe duke shtuar se, “Përsa më përket mua, Kosova deri më tani do të ishte njohur”, ka nxitur reagime të ashpra të politikanëve serbë në Serbi dhe BeH.

Leave a Reply

%d bloggers like this: