Arte

Shkrimtari francez Eric Faye në Tiranë për romanin Nagasaki

Shkruar nga Eric Faye “Nagasaki”, romani që i dha çmimin e madh për romanin nga Akademia Franceze në vitin 2010 tashmë flet shqip. Botimi në shqipërimin e Blerta Hyskës e ka sjellë shkrimtarin francez Eric Faye në Tiranë. Në stendën e botimeve Toena, shkrimtare dhe gazetare shqiptare kanë zhvilluar një bisedë mbi romanin dhe lidhjet e shkrimtarit francez me Shqipërinë dhe letërsinë e saj. Romancieri francez i cili e ka njohur Shqipërinë përmes letërsisë së Kadaresë dhe miqësisë me të si edhe me të madhin Jusuf Vrioni, në romanin “Nagasaki” flet për izolimin dhe vetëizolimin e shoqërive të sotme. I konsideruar një nga studiuesit kryesore të letërsisë së Kadaresë në Francë e po aq një shkrimtar shumë i talentuar Nagasaki që e sjell atë në shqip konsiderohet një kryevepër melankolie, një tregim therës për vetëizolimin. Le figaro e cilëson veprën si një dhuratë nga autori “Një nga ato fabulat e çuditshme, të cilave ua di sekretin, duke shtjelluar tema të rëndësishme, ndienjën e fajit, turpin, vetmin, brejtjen e ndërgjegjes”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button