Home / Sporti / Laçi fiton sërish, Mezani: Nuk mund të marrim më shumë se kaq

Laçi fiton sërish, Mezani: Nuk mund të marrim më shumë se kaq

Laçi e mund për të dytën herë në këtë sezon Partizanin dhe i shkëputet në klasifikim me 3 pikë më shumë. Trajneri vlonjat i kurbinasve, Gentjan Mezani beson se po i merr maksimumin skuadrës dhe se e ka të vështirë të përcaktojë objektiva, pasi kampionati është shumë i gjatë.

“Jemi skuadër që duhet të rritemi, për të marrë pikët e qetësisë. Kampionati është i gjatë për të vendosur objektiva, sepse do ta fusim skuadrën në presion, nuk duhet të kërkojmë më shumë se ç’po marrim, pasi është vërtetë rrugë shumë e gjatë”, tha Mezani.

Me tej Mezani është shprehur i kënaqur me ambientin që ka gjetur në Laç dhe se kjo e ka ndihmuar që ta bëjë më mirë punën e tij.

“Nëse punët bëhen me pasion, njësoj është si në Laç dhe në Vlorë. Këtu kam gjetur një ambient të mirë dhe ndihem si në Vlorë. Të gjithë po më ndihmojnë ta bëj punën sa më të lehtë. Nuk bëj diferencim. Unë e bëj punën me pasion dhe më duket qetë si këtu si në Vlorë”, përfundoi Mezani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: