Sporti

Barazimi i Kukësit, me fat për Milinkoviç: Duhej të kishim fituar

Kukësi nuk shkoi më shumë sesa barazimi 2-2 ndaj Kamzës në fushën e kësaj të fundit, një ndeshje që i largon verilindorët nga objektivi i mbrojtjes së titullit. Por për trajnerin serb të kuksianëve, ndeshja edhe mund të ishte fituar, ashtu sikurse edhe mund të ishte humbur.

“Loja ishte e bukur për tifozët, por jo për trajnerët. Pjesa e parë ishte shumë e bukur, me një lojë të hapur dhe të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol. Në pjesën e dyë nuk e nisëm mirë lojën. Kjo i dha më shumë forcë kundërshtarit, që na ndëshkoi”, thotë Milinkoviç mbi performancën e sotme.

Megjithatë, trajneri serb nuk është i kënaqur me barazimin, teksa u shpreh se takimin mund ta kishin mbyllur që në 45 minutat e para.

“Ishim me fat që në fund barazuam. Në pjesën e parë duhej ta kishim mbyllur ndeshjen, pasi patëm raste të pastra për të shënuar më shumë gola. Ashtu si në ndeshjen me Flamurtarin, ne nuk arritëm ta çonim rezultatin në 2-0, dhe kjo i dha mundësinë kundërshtarit që të luftojë më shumë”, deklaroi Milinkoviç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button