Home / Sporti / Italia, Berlusconi: Ancelotti, trajneri i duhur. Ventura duhej të dorëhiqej

Italia, Berlusconi: Ancelotti, trajneri i duhur. Ventura duhej të dorëhiqej

Italia duket se ende nuk është zgjuar nga makthi i eliminimit nga Botërori i Rusisë, vitin e ardhshëm, teksa “kokë turku” është bërë vetëm trajneri Gian Piero Ventura, e askush tjetër nuk ka mbajtur përgjegjësi për katastrofën e futbollit italian.

Por, ndërkohë që ka nisur të diskutohet emri i pasuesit të Venturës në krye të pankinës së “axurrëve”, Silvio Berlusconi nuk mund t’i shmangej temës më të nxehtë të ditëve të fundit në Itali, i ftuar në emisionin “Porta e Porta”.

“Jemi në një moment kur futbolli italian ka pësuar një tronditje. Besoj se nuk ka qenë vetëm diçka e dhimbshme për ne, por një ngjarje e rëndë edhe për vendin tonë. Fakti që Italia nuk do të jetë pjesëmarrëse në Rusi është diçka për të ardhur keq. Megjithatë, nga ky moment duhet të rinisemi me vullnet të plotë, duke mos lënë asgjë në fshehtësi, e duke zgjedhur një trajner me eksperiencë ndërkombëtare”, është shprehur ish-kryeministri italian Berlusconi.

Por kandidatura më e preferuar e ish-padronit të Milanit duket se nuk ka asgjë për t’u fshehur.

“Nëse do të duhet të jetë Ancelotti trajneri i ri i kombëtares, nga aq sa e njoh mendoj se do të ishte zgjedhja e duhur. Sa i përket Venturës, minimalisht duhej të ishte larguar vet, por nuk e bëri dhe u shkarkuar. Tavecchio është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe më duhet të them se ka vepruar shumë mirë në shumë sektorë. Kështu që le t’ia lëmë atij se çfarë do të vendosë të bëjë”, tha Silvio Berlusconi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: