Presidenciale

Sesioni i 69 i OKB-së, Presidenti Nishani niset drejt Nju Jorkut

Presidenti-Nishani-466x350Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis sot drejt SHBA-së, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.
Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalë në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 69-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në Nju-Jork.
Gjithashtu, Presidenti Nishani do t’u drejtohet të pranishmëve dhe me një fjalë në kuadër të Samitit mbi Klimën dhe do të jetë i pranishëm në veprimtarinë e përvitshme të Nismës Globale Klinton, i ftuar nga ish-Presidenti amerikan Bill Klinton.
Vizita zyrtare e Kreut të Shtetit shqiptar parashikon edhe një sërë takimesh të rëndësishme me homologë, me Federatën Pan-shqiptare të Amerikës “VATRA” dhe mjaft personalitete të shquara shqiptaro-amerikane me një kontribut të qenësishëm në promovimin e vlerave atdhetare të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Amerikë.
Në përfundim të vizitës së tij, Presidenti Nishani do të mbajë një ligjëratë me temë “Shqipëria-demokracia e re drejt Bashkimit Evropian” në Universitetin prestigjoz të Miçiganit, ku do të diskutojë me profesorët dhe studentët e atjeshëm lidhur me zhvillimet e gjithanshme politike, ekonomike, shoqërore të Shqipërisë, mbi rolin dhe kontributin e saj në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë, si dhe integrimin në gjirin e familjes së madhe evropiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button