Rajoni

Hahn: 2025, viti i Ballkanit, një datë e prekshme antarësimi

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe kryetaren e qeverisë serbe, Ana Brnabic, komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn përmendi për të parën herë një datë konkrete të mundshme aderimi.

Serbia dhe i gjithë rajoni, deklaroi ai, mund t’i bashkohen bllokut europian edhe më përpara nga sa pritet gjerësisht. Viti 2025, sipas zyrtarit, të lartë europian është një datë e prekshme anëtarësimi.

“Si komisioner që merret me këtë proces çdo ditë mund të them se kjo datë, 2025-sa, është vërtetë ambicioze, por duhet të theksoj këtu se nisur nga kontributi dhe pjesëmarrja e gjithsecilit, ajo mund të cilësohet edhe si një datë vërtetë e realizueshme”, tha Hahn.

Nuk duhet gjithsesi të harrojmë, vazhdoi Hahn, se bashkimi me BE-në pas 8 vitesh kërkon përfundimin e të gjithë punës përgatitore; negociatat shpjegon ai duhet të mbyllen rreth 2023-shit sepse pas kësaj vjen edhe procesi i ratifikimit. Komentet e tij pas takimit të katërt të këshillit të stabilizimit Serbi-BE, ku Mogherini deklaroi se dyert e unionit mbeten të hapura për Ballkanin Perëndimor.

“Për mua është e qartë se Ballkani, si një i tërë, duhet të jetë dhe do të jetë pjesë e Bashkimit Europian”, tha Mogherini.

Kryediplomatja e diplomacisë europiane kujtoi premtimin e bërë vite më parë në Selanik dhe sesi kjo mbështetje e qartë e të gjithë 28 vendeve – anëtarëve u përsërit edhe një herë marsin e këtij viti. i kam vënë vetes një qëllim, shtoi ajo, që deri në fund të mandatit të Komisionit Europian në dy vitet e ardhshme, të shohim një përparim praktik dhe të prekshëm të të gjashtë partnereve tanë nga Ballkani Perëndimor, i cili do ta bëjë rrugën e tyre drejt BE e pakthyeshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button