Home / Arte / Muzike / “La Traviata” në skenën e TKOB-së

“La Traviata” në skenën e TKOB-së

Opera “La Traviata” është edhe premiera më e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, e cila vjen në skenë për publikun në 3 mbrëmje (22/24/26 shtator 2014) ora 20:00.

Në regjinë, skenografinë dhe kostumografinë e Primo Petris, vepra e Giuseppe në libretin e Francesco Maria Piaves, bazuar në romanin e Aleksandër Dyma (i biri) “Zonja me Kamelje”, opera me 3 akte, do të interpetohet nga artistë si Eva Golemi, Ramona Tullumani, Max Jota, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Maria Prifti, Dorina Selimaj, Denis Skura, Armando Likaj, Ogert Islami dhe Sokol Hidërsha, në shoqërimin e orkestrës dhe korit të TKOB-së në dirigjimin e Giancarlo De Lencos dhe Dritan Lumshit,

Bazuar në “La Dame aux Camélias” (1852), fillimisht drama e përshtatur nga romani i Alexandre Dumas është quajtur “Violetta” si personazhi kryesor i saj.

Për herë të parë, pjesa u shfaq në teatrin La Fenice të Venecias në 1853.

Dumas, në romanin e tij të 1848 tregon historinë e “zonjës së kënaqësisë” (skandaloze Marie Duplessis) të cilin ai e kishte njohur dhe adhuruar.

Ashtu si Violeta në opera, edhe Duplessis ka pushtuar shoqërinë pariziene me bukurinë e saj, por mbretërimi i saj është i shkurtër pasi ajo vdes nga tuberkulozi në 1847, në moshën 23 vjeçare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: