Ekonomia

INSTAT: Tetor 2018, rritet eksporti, importi dhe defiçiti tregtar

Sipas Insitutit të Statistikave, në muajin tetor 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë, duke u rritur  me 14,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 2,8 %, nëkrahasim me shtator 2017. Ndërkohë importet e mallrave në tetor 2017 arritën vlerën 57 mld lekë, duke u rritur me 14,8 %, në krahasim
me një vit më parë dhe me 7,2 %, krahasim me shtator 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 mld lekë, duke u rritur me 15,2 %, krahasuar me tetor 2016 dhe duke u ulur me 10,7 %, në krahasim me shtator 2017.
dhjetë muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 226 mld lekë, duke u rritur me 13,4 %, krahasuar me një vit më parë dhe importe te mallrave arritën vlerën 510 mld lekë, duke u rritur me 7,7 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 285 mld lekë, duke u rritur me 3,5 %, krahasuar me 2016.
Rritja vjetore e eksporteve prej 14,2 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +5,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,9 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesë  këmbimi” me +1,5 pikë përqindje. Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve,  është: Produkte kimike dhe plastike” me -0,2 pikë përqindje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button