Teater

Mbrëmje gala e çmimeve në Festivalin Mbarëkombëtar të Komedisë, në Korçë

KORCA-524x350Dje në mbrëmje u mbyll Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Aleko Prodani” në qytetin e Korçës. Në një ceremoni “gala” mes artistësh, miqsh dhe mes publikut të shumtë artëdashës janë ndarë 9 çmimet e festivalit “KoKo Fest”. Emocionet e duartrokitjet kanë përfshirë të gjithë artistët të cilët largohen nga Korça mes dashurisë së publikut që i mbështeti dhe duartrokiti për tetë mbrëmje rresht, duke mbushur sallën e teatrit “A. Z. Cajupi”, dhe me një kupë festivali e cila mban emrin e artistit dhe humoristit të madh korçar, Aleko Prodani. Si asnjëherë tjetër artistë e trupa nga mbarë trevat shqipfolëse janë mbledhur së bashku në qytetin, i cili artin e ka refren. Emra të mëdhenj, emblema të teatrit e të kinematografisë si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Zyliha Miloti e shumë të tjerë, ndoqën nga afër dhe dhanë mendimet dhe idetë e tyre rreth mbarëvajtjes së festivalit. Ky festival hyri tashmë në historinë e qytetit, e do të shndërrohet në një trashëgimi për Korçën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button