Bota

Ankaraja tërheq ushtarët turq nga manovrat në Norvegji, Stoltenberg kërkon ndjesë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi sot ndjesë Turqisë pas një incidenti gjatë një stërvitjeje të Aleancës së Atlantikut në Norvegji.

“Kërkoj ndjesë për ofendimin e shkaktuar. Incidentet ishin rezultat i veprimeve të një individi dhe nuk reflektojnë opinionet e NATO-s”, shpjegoi Stoltenberg në një deklaratë të shkruar.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se ai do të tërhiqte ushtarakët turq që merrnin pjesë në këtë ushtrim në Norvegji, të bazuar në simulime me kompjuter, duke theksuar se ai ishte paraqitur si një armik.

“Dje në Norvegji ka ndodhur një incident. Në Norvegji kanë vendosur një tablo si tablo armiqësore. Aty ndodhej fotografia e Ataturkut dhe, në anën tjetër, emri im. Pra, ishin objektivë”, tha Erdogan, në një takim të krerëve të qyteteve në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, njoftoi nga ana e saj agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

“Pasi morën këtë informacion, shefi i shtabit dhe ministri përgjegjës për BE-në që ndodheshin në udhëtimin për në Kanada më telefonuan dhe më njoftuan për rastin dhe më thanë se kanë vendosur të tërheqin ushtarët, të cilët janë rreth 40, në stërvitjen e NATO-s, ndërsa unë u thashë që gjithsesi ta bejnë një gjë të tillë dhe të mos presin aspak. U thashë që edhe sikur ato objektiva të hiqen, të tërheqin menjëherë 40 ushtarët tanë. Nuk mund të ketë një aleancë, një aleat të tillë”, shtoi presidenti turk, sipas AA-së.

Erdogani nuk ka theksuar se cilave manovra u referohej dhe asnjë konfirmim nuk mund të merret për momentin nga NATO-ja dhe autoritetet norvegjeze

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button