MaqedoniaRajoni

Zaev: Maqedonia dhe Bullgaria jo vetëm mike, por edhe aleate

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev po synon të ndryshojë kursin e politikës së jashtme maqedonase duke kërkuar miqësi dhe aleancë me Bullgarinë dhe të zgjidhë çështjet e hapura me Greqinë, dy shtete me të cilët Shkupi zyrtar ka patur jo pak probleme deri më tani.

“Me Bullgarinë nuk jemi vetëm miq, por u bëmë edhe aleatë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Televizionin kombëtar bullgar – BTV.

“Maqedonia fitoi me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Ne flasim në gjuhën në të cilën kuptohemi. Vetëm së bashku mund të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të shkojmë përpara”, deklaroi Zaev.

Ai tha se edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë do të ratifikohet deri në fund të vitit.

Zaev bëri thirrje që të ecet përpara edhe me Korridorin 8, përmes Shkupit dhe Sofjes, që do të krijojë lidhje ekonomike mes vendeve.

Është ndoshta ky pozicionim i Shkupit zyrtar që shpjegon heshtjen e mbajtur nga pala maqedonase për ligjin e ri për pakicat në Shqipëri ku u përfshi edhe njohja e pakicës bullgare.

Ky është efekti afatshkurtër, pasi në planin afatgjatë, politika e afrimit me Bullgarinë mund të ndikojë edhe në skenën elektorale maqedonase, e cila në dekadën e fundit ka qenë e varur në një masë të madhe nga faktori shqiptar me të cilin ka ndërvepruar në pushtet.

Po kështu Zaev ka shprehur gatishmërinë për zgjidhjen e emrit që mban të tensionuara marrëdhëniet me Greqinë.

“Jam një politikan që do të zgjidhë problemin me Greqinë për emrin. Ndoshta të dyja palët do të duhet të bëjmë kompromise”, nënvizoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button