Bota

Uashingtoni miraton shitjen e sistemit të mbrojtjes raketore për Poloninë

Departamenti amerikan i Shtetit miratoi dje shitjen e mundshme të një sistemi të mbrojtjes raketore në Poloni.

Shitja prej 10,5 miliardë dollarësh e një sistemi antiraketë “Patriot” duhet të miratohet nga Kongresi sipas rregullave për shitjet e pajisjeve ushtarake tek qeveritë e huaja.

Sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit “kjo shitje shërben për të përfituar nga fuqia e aleancës së NATO-s për të penguar kërcënimet ajrore dhe raketore”.

Anëtarët lindorë të aleancës kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth një sulmi të mundshëm rus pas sulmit të papritur që Moska zhvilloi në Ukrainë.

Gjatë një vizite të presidentit, Donald Trump në Varshavë, në korrik, SHBA-ja dhe Polonia nënshkruan një memorandum që kishte për qellim shitjen e armëve për këtë komb të Evropës Qendrore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button