Home / Bota / Zelanada e Re dëshiron largimin e simbolit britanik nga flamuri i tyre

Zelanada e Re dëshiron largimin e simbolit britanik nga flamuri i tyre

zelanada-e-re-d-euml-shiron-largimin-e-simbolit-britanik-nga-flamuri-i-tyre_hdKryeministri i Zelandës së Re, John Kay, pas fitores së partisë të tij të qendrës së djathtë në zgjedhjet parlamentare, tha se është koha që flamurit të Zelandës së Re, t’i hiqet simboli i qeverisë britanike, “Union Jack”.

Kay ka shprehur dëshirën që kjo çështje të zgjidhet me anë të një referendumi, i cili do të duhej të mbahej vitin e ardhshëm.

“Unë do të doja që të ecim tutje dhe atë ta mbajmë në vitin 2015. Natyrisht, unë jam mbështetës i madh i ndryshimit”, tha kryeministri i Zelandës së Re për radion “Live”, transmeton Telegrafi.

Flamuri i Zelandës së Re është i kaltër, i cili simbolizon oqeanin dhe qiellin, ndërsa në të është i vendosur edhe “Kryqi Jugor”, kurse në këndin e sipërm të majtë është flamuri i Britanisë së Madhe, si një simbol i lidhjes në mes të Zelandës së Re dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Flamurin e ngjashëm e ka edhe Australia, ish-koloni e Britanisë së Madhe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: