Home / Kronika / Lufta kundër terrorizmit, takohen në Tiranë krerët e policisë së tre shteteve

Lufta kundër terrorizmit, takohen në Tiranë krerët e policisë së tre shteteve

Në Tiranë u zhvillua takimi i radhës 3 palësh ndërmjet Drejtuesve të Strukturave Kundër Terrorizimit të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës.

Takimi u zhvillua në kuadër të vlerësimit të kërcënimeve aktuale terroriste në vendet tona, rajon e më gjerë me qëllim koordinimin e masave dhe forcimin e bashkëpunimit për parandalimin e goditjen në kohë të çdo veprimtarie terroriste.

Takimin e përshëndeti Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako i cili pasi falënderoi të pranishmit dhe i siguroi ata për mbështetje pa asnjë rezervë në shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe veprime të tjera në planin operacional e hetimor.

Çako vlerësoi punën e bërë dhe rezultatet e arritura në parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarive terroriste në Shqipëri, Itali e Kosovë e cila pa dyshim ka ardhur si rezultat i vullnetit që qeveritë respektive kanë për t’iu përgjigjur sfidave e mbështetur këto struktura ndaj çdo kërcënimi terrorist.

Më pas palët diskutuan në nivel teknik për problematika të veçanta në ndjekje si dhe domosdoshmërinë për forcimin e bashkëpunimit në nivel operacional dhe shkëmbimi i informacionit për rastet kur ka të dhëna për veprimtari radikale/terroriste në të tre vendet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: