Home / Kosova / Shefi i misionit të BE’së: Proces i mirë zgjedhor, me probleme votuesit me nevoja të veçanta

Shefi i misionit të BE’së: Proces i mirë zgjedhor, me probleme votuesit me nevoja të veçanta

Shefi i Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle ka vizituar disa qendra të votimit dhe e ka vlerësuar procesin e deritashëm zgjedhor në Kosovë, të qetë e demokratik.

“Me disa probleme të vogla, nëse e jap një vlerësim të përgjithshëm, mund të them se procesi është duke shkuar mirë, apo thënë ndryshe shumë mirë”, ka thënë Peterle.

Deri në këto momente, ai tha se nuk po sheh dalje shumë të madhe të votuesve, por ka shfaqur shpresën se pjesëmarrja do të ndryshojë gjatë ditës.

Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian ka rreth 70 vëzhgues të cilët janë shpërndarë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: