Home / Kosova / Engel: SHBA kujdeset për zgjedhje fer dhe demokratike në Kosovë

Engel: SHBA kujdeset për zgjedhje fer dhe demokratike në Kosovë

Kongresmeni amerikan Eliot L. Engel në kuadër të vizitës së tij në Kosovë sot një konferencë për media në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) tha se SHBA-ja kujdeset që të ketë zgjedhje fer, kredibile dhe jashtë dhunës politike dhe kërcënimeve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen sot në Kosovë.

Kongresmeni Engel tha se është i lumtur që ndodhet përsëri në Kosovë duke shtuar se që nga vitet e 90-ta është përpjekur që ta shohë një Kosovë të lirë dhe të pavarur kur shumë njerëz nuk kanë besuar se do të ndodhë.

Ai tha se është i kënaqur që i është bashkangjitur vëzhguesve të ambasadës amerikane në Kosovë për këtë proces zgjedhor duke theksuar se SHBA-ja kujdeset që të forcohet demokracia me anë të zgjedhjeve të lira dhe pa ndërhyrje.

“SHBA-ja kujdeset për procesin zgjedhor në Kosovë që të ketë zgjedhje fer, kredibile dhe jashtë dhunës politike dhe kërcënimeve”, tha Engel.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të dalin dhe të votojnë, sepse sipas tij, dalja në zgjedhje është një tregues se si zhvillohet demokracia dhe është një përgjegjësi e qytetarëve.

Engel poashtu u shpreh i kënaqur që ka parë vëzhgues të rinj dhe të zellshëm të cilët kujdesen për zhvillimin e demokracisë. Kongresmeni amerikan tha se në institucionin për organizimin e zgjedhjeve si KQZ-ja ka parë përkushtim me standarde të larta për integritetin e këtij procesi.

“Siç e dini SHBA-ja ka qenë mbështetëse e fortë e Kosovës dhe i qytetarëve të saj. Unë do të vazhdoj të punoj aq sa kam forcë që të sigurohem që dy shtetet tona janë duke bashkëpunuar dhe janë duke e ndërtuar demokracinë së bashku”, tha Engel.

Leave a Reply

Your email address will not be published.