Home / Bota / Amerika / CIA zbulon se për çfarë kishte pyetur Bush, pak minuta para sulmeve të 11 shtatorit

CIA zbulon se për çfarë kishte pyetur Bush, pak minuta para sulmeve të 11 shtatorit

cia-zbulon-se-p-euml-r-ccedil-far-euml-kishte-pyetur-bush-pak-minuta-para-sulmeve-t-euml-11-shtatorit_hdNë mesin e dokumenteve të inteligjencës amerikane, të quajtura “11 shtator 2001 me Presidentin”, është edhe ai i cili përshkruan ditën e ish-presidentit amerikan, George Bush, gjatë sulmeve terroriste.

Vetëm 30 minuta para se stafi i tij t’i kumtonte sulmin e avionit të parë mbi kullat binjake të Qendrës Tregtare Botërore (WTC), Bush po e lexonte gazetën.

Atij iu afrua zëvendës-drejtori i CIA-s, Michael Morell, ndërsa Bushi e pyeti, “A ka diçka interesante sot?”.

Atëkohë ish-presidenti amerikan dhe stafi i tij ishin në një udhëtim zyrtar. Ishin në hotelin “Longboat Kay” të Floridas.

Presidenti e pyeti stafin e tij a kishin bërë gjumë të qetë dhe a i kanë dëgjuar valët e plazhit. Vetëm disa minuta më vonë, pasuan ngjarjet që do të shënohen si më tragjiket gjatë presidencës së Bushit, por edhe në historinë e re amerikane, transmeton Telegrafi.

Në momentin, gjersa kulla e parë e WTC-së po digjej, presidenti Bush ishte duke shkuar në Shkollën Fillore “Booker” në Sarasota. Në telefonin celular e telefonoi sekretari i Shtëpisë së Bardhë, i cili i konfirmoi lajmin.

“Bush u kthye kah unë dhe më pyeti ‘Michael, din gjë për këtë?’ I thashë jo, ndërsa shtoi se shpreson se ky është një aksident dhe jo një akt terrorist”, rrëfen Morell.

Ndërsa Bush ishte ulur në klasë me nxënësit e klasës së parë, Morell i kumtoi lajmin e sulmit të dytë.

Tani ishte bërë e qartë se Shtetet e Bashkuara po sulmoheshin nga terroristët. Fytyra e Bushit, siç raportoi Morell, u ngri.

“Ishte qetë për pesë minuta në një hapësirë të hapur, kjo ishte një ndjenjë e pakëndshme”, tha Morell.

“Pastaj të gjithë u drejtuan kah avioni presidencial, i cili u kontrollua me kujdes nga frika se edhe ai mund të jetë cak i sulmeve. Gjatë fluturimit për në Luiziana, të gjithë ishin të shqetësuar dhe të tronditur. Presidenti ishte i fortë”, thotë Morell.
“Ai më pyeti se kush mund ta ketë bërë. Unë i thashë se pas sulmit ndoshta është Osama bin Laden dhe Al-Kaeda”, ka thënë Morell

Leave a Reply

Your email address will not be published.