Home / Kosova / Zgjedhjet në Kosovë; Exit Poll: Ahmeti fiton Prishtinën

Zgjedhjet në Kosovë; Exit Poll: Ahmeti fiton Prishtinën

Ka përfunduar procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve në 19 komuna të Kosovës, mes të cilave edhe në kryeqytet, Prishtinë.

Sipas Exit Polleve, Shpend Ahmeti, i Vetëvendosjes ka marrë një mandat të dytë për të drejtuar kryeqytetin e Kosovës. Ai ka fituar ndaj Arban Abrashit të LDK-së.

Po sipas Exit Polleve në Gjilan la fituar kandidati i LDK-së Lutfi Haziri, ndërsa në Prizren fitues rezulton të jetë Shaqir Titaj nga PDK.

Zëdhënësi i KQZ Valmir Elezi, deklaroi se procesi i votimit është zhvilluar i qetë dhe pa incidente që mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve.

“Ka shkuar shumë mirë, nuk ka pasur asnjë incident që cenon integritetin zgjedho. Nga 95 përqind të të dhënave, pjesëmarrja 499 mijë qytetarë kanë votuar, 38.25%. Krahasuar me raundin e parë, pjesëmarrja ka qenë më e ulët, pasi pjesëmarrja ka qenë 44%”, u shpreh Valmir Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.