Home / Sporti / Skënderbeu hap fals kundër Kamzës, Plaku u prish festën. Sot Kukësi-Partizani

Skënderbeu hap fals kundër Kamzës, Plaku u prish festën. Sot Kukësi-Partizani

“Ujqërit e Dëborës” nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi kundër Kamzës.

Pas një pjese të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, për korçarët ka menduar mbrojtësi kroat Marko Radas, i cili në të 65-tën ka shënuar golin e avantazhit.

Festa e fitores së Skënderbeut është prishur në të 85-ën nga Sebino Plako, i cili barazoi shifrat në 1-1.

Ky është barazimi i dytë radhazi brenda 3 ditëve në Superligë për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, por pavarësisht kësaj Skënderbeu vijon të mbajë kreun e renditjes me 27 pikë pas 11 javësh kampionat.

Ndërkohë Teuta fitoi minimalisht në shtëpi kundër Vllaznisë, duke iu falur golit të shënuar nga Çyrbja në të 15-ën.  Kurse Flamurtari ka fituar ndaj Lushjes me rezulatin 1-0 duke u stabilizuar në ekipet e para të tabelës.

Ndërkohë sot, luhet sfida mes Kukësit e Partizanit në orën 14:00 të së hënës në “Zeqir Ymeri”. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi vijmë pas 3 barazimeve radhazi. Na pret një përballje e vështirë të cilën duhet ta fitojmë jo vetëm për t’u kthyer te rezultatet pozitive, por edhe për të shkurtuar diferencën me Skënderbeun. Mesazhin e morëm që në ndeshjen me Kamzën dhe besojmë te fitorja. Të gjithë futbollistët i kam në dispozicion, por do të aktivizoj ata që janë në formën më të mirë”, tha Mlladen Milinkovic, trajneri i Kukësit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: