Kosova

Arbana Xharra i reagon Rrahim Pacollit: Shihemi në gjykatë, do ta kujtoj edhe Monakon

Arbana Xharra ka thënë se është e gatshme të përballët në gjykatë me biznesmenin Rrahim Pacolli.

Për më tepër, ish-gazetarja e aderuar në PDK ka lënë të kuptohet se në gjykim, pas padisë që Pacolli ka ushtruar ndaj saj për shpifje, do të zbulojë diçka nga e shkuara e Rrahim Pacollit në Monako. Periudhë kjo jo shumë e lavdishme e nënkryetarit në tentativë të Shpend Ahmetit.

“Rraha paska ngrite padi ndaj meje. Veprim demokratik i tij. Shihemi ne Gjykate, atehere. Natyrisht, une vij ne Gjykate me nje krah dokumentesh si argument, sepse ka shumecka per t’u treguar. Kam me ia kujtu Monacon!”, ka shkruar Xharra në facebook.

Nje ditë më parë, Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli, ka ngritur padi ndaj ish-gazetares Arbana Xharra për, siç thotë ai, shpifje ndaj tij nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Ai ka kërkuar nga Xharra 100 mijë euro kompensim.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Pacolli nëpërmjet rrjeteve sociale. Pacolli është përfolur shumë për marrëveshjen e AKR-së me Vetëvendosjen për balotazh. Sipas kësaj marrëveshjeje, kuloareve përflitej se ai do të merrte pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, nëse kandidati i VV-së Shpend Ahmeti do të dilte fitues i zgjedhjeve.

Sipas tij, padia është ngritur për dëmshpërblim ndaj dëmit moral që është bërë ndaj tij.

“Siç edhe kam paralajmëruar, sot kam ngritur padi ndaj Arbana Xharrës e cila me disa publikime në rrjetet sociale ka shpifur ndaj meje. Padia ime është ngritur për dëmshpërblim ndaj dëmit që i është bërë personalitetit, nderit dhe moralit tim. Rr.P”, ka shkruar Pacolli.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button