Kosova

Ngushtohet epërsia ndërmjet Arbanit dhe Shpendit, dallimi vetëm 70-80 vota

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se komisionerët e partive që kanë qenë dje të përfshirë në procesin zgjedhor kanë të dhëna të reja, që bëjnë me dije se rezultati në Prishtinë është duke ndryshuar në vazhdimësi.

Siç merr vesh Gazeta Express, në bazë të këtyre të dhënave, rezultati po pëson ndryshime. Dallimi fillestar, që i jepte epërsi prej 300 votash Ahmetit, është ulur, pasi është zbuluar se Komisionerët e VV’së kanë abuzuar në Shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë me 100 vota. Por, rezultatet e reja bëjnë me dije se tani, rezultati është edhe më i ngushtë në bazë të të dhënave të reja që kanë ofruar komisionerët tek shtabet e tyre.

Përveç në “Nazim Gafurri” janë konstatuar edhe disa parregullsi tjera të cilat nuk duket të jenë aspak të rastësishëm. Burime të gazetës thonë se diferenca aktualisht është vetëm 70-80 vota, pa i numëruar votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button