MaqedoniaRajoni

Hahn: Kemi arritur shumë, koha është të vrapohet kilometri i fundit

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, pas takimit me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev, tha se kjo vizitë është vetëm një tjetër dëshmi se BE-ja mbetet e fokusuar në vend dhe në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Eurokomisari Hahn, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zaev, theksoi se duhet të vrapohet kilometri i fundit që të përfundojë, siç tha ai, maratona për fillimin e negociatave të BE-së.

“Ekipi im është i përkushtuar për një rekomandim pozitiv, ne duam që kjo të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm. Tani jemi më të sigurt se sa ishin në të kaluar se shtetet anëtare do të përgjigjen potivisht për rekomandimin”, tha Hahn.

Komisioneri Hahn tha se gjërat janë duke shkuar në drejtim pozitiv, por deri në fund të vitit duhet të miratohen reformat në lidhje me shërbimet e intelegjencës, gjyqësorit dhe administratës publike, duke theksuar se këto janë fushat që kanë nevojë për rezultate konkrete deri në fund të vitit.

Duke informuar për aktivitetet e ndërmarra lidhur me prioritetet e reformave urgjente në gjyqësor, kontrollin e inteligjencës dhe për depolitizimin dhe profesionalizimin e plotë të administratës, kryeministri Zaev theksoi se iniciativat e brendshme reformuese dhe aktivitetet në politikën e jashtme asnjëherë nuk kanë qenë më dinamike dhe është duke u punuar intensivisht në përmirësimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët, duke përfshirë edhe Greqinë, me të cilën në mënyrë të përshpejtuar dhe bashkërisht po punohet për zgjidhjen e problemit.

“Prandaj, ne presim me të drejtë që Maqedonia të bëhet pjesë e Strategjisë së Zgjerimit të BE-së, që pritet të shpallet në shkurt të vitit të ardhshëm. Ne presim që të marrim rekomandim të qartë për datën e hyrjes në BE dhe datë për negociatat paraaderuese të BE-së me Maqedoninë. Ne do të japim rezultate, për shkak se këto reforma janë kryesisht për të mirën tonë, por në të njëjtën kohë presim vlerësimin e tyre të duhur nga ana e institucioneve evropiane. Është koha që në të ardhmen shumë të afërt të bëjmë hap të nevojshëm dhe Maqedonia të nxirret plotësisht nga kriza e gjatë dhe me frymën evropiane të përfundojë vizionin e saj për një vend modern, ekonomikisht të përparuar dhe të respektuar”, tha Zaev.

Eurokomiseri Hahn u takua me edhe me Kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi, ndërsa paralajmëroi takime me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, atë të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button