Home / Rajoni / Maqedonia / Zaev për vizitë zyrtare në Serbi

Zaev për vizitë zyrtare në Serbi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë në ftesë të kryeministres serbe Ana Bërnabiq. Pas takimit, delegacionet e dy qeverive, të kryesuara nga kryeministrat do të mbajnë takim të përbashkët plenar, në të cilin do të bisedohet për tema në interes të qytetarëve të dy vendeve.

Në delegacionin qeveritar të Maqedonisë janë zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme Viktor Dimovski. Nga pala serbe në takim është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq dhe ministrit pa portofol i obliguar për inovacione dhe teknologji, Nenad Popoviq.

Pas takimit plenar të delegacioneve të dy qeverive, është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave. Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Zaevi do të pritet edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar do të kenë aktivitete pune në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Beograd. Vizitën në Beograd, kryeministri Zaev e përfundon me takim me përfaqësues të komunitetit maqedonas në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.