Rajoni

Ratko Mladiç dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid

Ish-shefi ushtarak i serbëve të Bosnjes, Ratko Madiç u dënua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Për kryerjen e këtyre krimeve, dhoma dënon Ratko Mladiç me burgim të përjetshëm”, deklaroi gjyqtari, Alphons Orie.

Disa çaste më parë Mladiç u largua nga salla pasi i’u drejtu gjykatës me të bërtitura dhe akuza për mashtrim, i cili pretendoi më pas se nuk ishte mirë me shëndet.

Gjykata Ndërkombëtare Penale e OKB-së për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë zhvilloi sot procesin për gjeneralin serb, Ratko Mladiç për përfshirjen e tij në gjenocidin e vitit 1995 në Srebrenicë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button