Kronika

Prokuroria, urdhër-arresti për 3 ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, ja emrat

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhë-rarreste për 3 ish-drejtues në Policinë e Vlorës, që dyshohet se janë përfshirë me trafikun e drogës nga grupi i vëllezërve Habilaj. Mësohet se deri në orët e mbrëmjes këto urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar.

Pak javë pasi u bë shkak për nisjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dosja “Habilaj” shkakton një tjetër “tërmet” në Policinë e Shtetit. Të mërkurën Prokuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar tre urdhër arreste për ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës.
Ata dyshohet të jenë përfshirë direkt, apo të kenë garantuar paprekshmërinë e elementëve të përfshirë në trafikimin e lëndeve narkotike jashtë vendit. Fletë arrestet i janë përcjellë komisariateve përkatëse, por deri në orët e mbrëmjes ekzekutimi i tyre nuk është bërë i mundur. Sipas burimeve të “ABC Neës” një prej urdhër-arresteve mban emrin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, në periudhën 2014- prill 2017.

Më herët ai ka mbajtur pozicionin e zv.drejtuesit të sektorit të krimeve në Policinë e Durrësit.
Zyrtari tjetër që pritet të prangoset është Sokol Bode, ish-shefi i Policisë Kufitare të Dhërmiut. Pas kësaj detyre ai ka mbajtur post në Policinë e Shkodrës. Emri i Bodes u lakua disa muaj më parë për shkak të publikimit nga Opozita të një fotoje ku ai shfaqej në shoqërinë e Moisi Habilajt, aktualisht i arrestuar në Itali si kreu i grupit të “Habilajve”. Burimet sqaruan se i treti për të cilin është prerë fletë-arresti është Gjergj Kohila, ish-shef i krimit të organizuar në Vlorës, si dhe drejtues i postës kufitare në Himarë.

Tre ish-zyrtaret janë larguar nga pozicionet drejtuese në Policinë e Vlorës pas ardhjes së Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button