Kronika

Ky është ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Vlorës që pritet të arrestohet

Prokuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar të mërkurën një urdhër-arresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Burime nga Prokuroria për Opinion.al thanë se Çela është një nga tre personat që pritet të arrestohet nga policia, pasi akuzohen për përfshirje në trafikun e drogës.

Ai ka drejtuar policinë e Vlorës nga shtatori 2014 deri në prill të 2017, ndërsa më parë ka drejtuar drejtorinë e policisë së Durrësit.

Urdhër-arrestet bazohen në hetimet që ka kryer Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me dosjen Habilaj, ku rezulton i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button