Kronika e zeze

Pogradec, një i vdekur e dy të plagosur për prishjen e një kati shtesë

ambulanca10-300x223Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat. Në përpjekje për të shembur katin e tretë të një hoteli, në kuadër të aksionit të ndërtimeve pa leje nga ana e INUK-ut, një punëtor ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë punës.

Gjithçka ka ndodhur në momentin që tre punëtorët, të kontraktuar nga pronari i hotelit, kanë qenë duke rrëzuar katin e tretë të godinës.

Pronari i hotelit, kishte rënë dakord me drejtues të INUK për ta prishur vetë ndërtimin e bërë pa leje, një vendim që ka rezultuar fatal.

Sa i takon të plagosurve, gjendja e tyre është e rëndë dhe ta ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.

Për pasojë ka mbetur i vdekur E.Sh, dhe të plagosur V.T 40 vjeç e A.K 37 vjeç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button