Ekonomia

93 milionë euro për zhvillimin rural në Shqipëri

Programi IPARD II, një grand prej 93 milionë euro, që do të injektohet në zonat rurale, për t’i dhënë një shtytje të rëndësishme bujqësisë dhe zhvillimit rural në Shqipëri, pritet t’i hapet drita jeshile gjatë gjysmës së parë të 2018.

Kjo u bë e ditur gjatë takimeve që ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, në kuadër të vizitës së tij një ditore në Bruksel, pati me komisionerë përfaqësues së tematikave që MBZHR-ja mbulon.

Gjatë qëndrimit në Bruksel Peleshi takoi Komisionerin e DG Mare, i ngarkuar me çështjet e peshkimit, Karmenu Vella, Komisionerin e DG Sante, Vytenis Andriukatis, i cili mbulon çështjet e shëndetit dhe sigurisë ushqimore gjithashtu edhe një grup pune nga DG Agri.

Një nga tematikat më me interes për palën shqiptare në këto takime ishte hapja e programit IPARD II.

Mbas auditimit të realizuar nga Komisioni Europian, për kapacitetet dhe strukturat zbatuese të programit IPARD II në vendin tonë, pritet drita jeshile gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua gjithashtu edhe për mbështetjen e Bashkimit Europian në përmirësimin e legjislacionit në fushën e sigurisë ushqimore, regjistrin e femrës apo edhe shtimit të kuotave të peshkimit për vendit tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button