Ekonomia

Zyrtarizohet kalimi i Bllokut të Velçës tek kanadezët e Pennine Petroleum, për kërkimin e naftës

Albpetrol dhe kanadezët e Pennine Petroleum Corporation kanë mbyllur marrëveshjen lidhur me Bllokun e Velçës. Kjo e fundit ka marrë miratimin e qeverisë duke i hapur kështu rrugë procedurave të tjera. Marrëveshja në në bazë ndarjen e prodhimit, kërkimin zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve dhe lidhet mes kompanisë shtetërore të naftës që ka nën menaxhim bllokun e Velçës dhe kanadezëve.

Negociatat me Albetrol

Vetëm pak kohë më parë Albpetrol sh.a bëri me dije se ishte duke zhvilluar negociata për Lidhjen e Marrëveshjeve për Kërkimin e Hidrokarbureve në Bllokun e Velçës. Sipas saj kjo është zona e lirë më e vogël e identifikuar nga shteti shqiptar për kërkim. Në të kaluarën Albpetrol sh.a ka shpuar dy puse në këtë zonë, por të dy rezultuan pa sukses.

Pas publikimit të zonave të lira nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë, për këtë zonë kërkimore shfaqën interes dy kompani ndërkombëtare, por vetëm njëra prej kompanive arriti të kalojë fazën e parë të procesit. Propozimi i saj u miratua nga Ministria e Energjisë, e cila i kërkoi Albpetrol sh.a që të vijonte me procedurat përkatëse. Kjo është hera e parë që një kompani shfaq interes për këte bllok.

Blloku Kërkimor i Velçës përfshin një terren tokësor me sipërfaqe prej rreth 620 kilometër katrorë. Ai shtrihet në juglindje të Vlorës dhe është identifikuar prej kohësh si një zonë potenciale naftëmbajtëse.

Vendimi i qeverisë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 13, të ligjit nr.7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi:

  1. Miratimin e marrëveshjes me ndarje prodhimi, për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në tokë, në Shqipëri, blloku i Velçës, ndërmjet “Albpetrol”, sh.a. dhe “Pennine Petroleum Corporation”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button