Kosova

Raportuesi i ri për Kosovën: S’ka liberalizim të vizave pa ratifikim të demarkacionit

Raportuesi i ri për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ka thënë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi dhe luftën efektive kundër korrupsionit janë kushtet që Qeveria e Kosovës duhet ti plotësoj për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

“Demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi është një nga dy kriteret e papërmbushura për liberalizimin e vizave. Tjetri, gjithashtu shumë e rëndësishme, lufta efektive kundër korrupsionit, sidomos në nivelin e lartë. Nga ana tjetër, formimi i komunave serbe nuk është një kusht për marrjen e liberalizimit të vizave . Kjo është një nga shumë marrëveshje të pazbatuara, në kuadër të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, tha Soltes në një intervistë për portalin europeanwesternbalkans.

Soltes shtoi se procesi i demarkacionit me Malin e Zi dhe formimin e komunave serbe nuk duhet të jetë i lidhur apo manipuluar me ato në asnjë mënyrë.

Pengesat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Kosovës kanë qenë zbatimi i reformave, normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Si në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave është thelbësore për konsolidimin e institucioneve dhe progresin e vendit drejt BE-së. Gjithashtu, normalizimi i plotë i marrëdhënieve me prioritet të lartë është për Serbisë, si dhe përfshirjen e plotë e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë raportuesi PE për Kosovën.

Soltes, i cili kohët e fundit tha se “sfida më e madhe” e tij do të jetë fakti se pesë anëtarë të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mund të paraqesin pengesa të mëtejme për integrimin e Kosovës, por sipas tij diplomacia evropiane nganjëherë mund të jetë mjaft kreative.

Ai tha se përparimi në zbatimin e marrëveshjes në mes të Beogradit dhe Prishtinës në të ardhmen e afërt “, varet nga vullneti i sinqertë i të të dy vendeve për të ecur përpara, por shtoi se Serbia dhe Kosova janë të vetëdijshëm se përparimi i tyre në rrugën evropiane lidhet me përparimet në dialog.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button