Bota

“Ajo që ndodhi në NATO është një gabim i turpshëm”

Lan Lesser, Zëvendëskryetari i “German Marshall Fund”, një nga institutet kryesore “Thin Tank” në Evropë tha se ngjarja në lidhje me armiqësinë kundër “Ataturkut dhe Erdoğanit” gjatë stërvitjes së NATO-s në Norvegji ishte një gabim i turpshëm dhe i tmerrshëm.

Duke folur për gazetarin e Anadolu Agency (AA), Lesser ka vlerësuar skandalin i cili shpërtheu gjatë stërvitjes Trident Javelin të zhvilluar në Qendrën e Përbashkët Luftarake të NATO-s në Norvegji ku fotografia e Ataturktut dhe emri i presidentit Recep Tayyip Erdoğan u treguan si “pala armike”.

Ai vuri në dukje se është një fatkeqësi e madhe që kjo ngjarje ka ndodhur sidomos në një periudhë ku në kohët e fundit herë herë ka patur tensione në marrëdhëniet mes Turqisë me aleatëve të NATO-s.

“Ka përkeqësuar edhe më shumë situatën kjo ngjarje në një situatë të nxehtë të shkaktuar si nga tensionet me blerjen e sistemit S-400 si dhe në atmosferën jashtëzakonisht të zemëruar të krijuar nga marrëdhëniet SHBA-Turqi”.

“Gabim i tmerrshëm dhe i turpshëm”

“Me sa kuptoj, ekziston një opinion i përbashkët në NATO se kjo ngjarje është një mungesë e madhe respekti. Në të vërtetë ky është një gabim shumë i tmerrshëm dhe i turpshëm dhe është në cilësinë e fyerjes ndaj popullit turk”, tha Lesser.

Pasi ka shprehur se pas ngjarjes ka ndodhur “një zinxhir kërkim-faljesh të jashtëzakonshme” Lesser ka rikujtuar se në lidhje me këtë ngjarje ka qenë shumë i qartë qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Ishte në situatë shumë serioze dhe si e tillë i diskutua”, tha Lesser duke shtuar se në kuadër të NATO-s askush nuk e ka mbrojtur këtë ngjarje.

“Turqia ka nevojë për NATO, NATO ka nevojë për Turqinë”

Ndër të tjera Lesser ka rikutjuar se Turqia lufton me sprovat e sigurisë të cilat burojnë nga rajoni ku ajo ndodhet. Duke bërë të ditur se NATO ka nevojë për Turqinë për të përballuar si kërcënimet që vijnë nga jugu por edhe nga Rusia, Lesser tha se “Turqia ka nevojë për NATO-n, NATO ka nevojë për Turqinë. Kjo nuk është thjesht një lidhje simbolike”.

“Interesat e sigurisë së partnerëve në botën perëndimore dhe Turqisë janë të lidhura ngushtë dhe nuk mund të ndahen”, tha Lasser duke shtuar se “Turqia nuk mendon të dalë nga NATO, gjithashtu edhe NATO kategorikisht nuk mendon që të heqë dorë nga Turqia”.

Ndërsa në pyetjen se çfarë ndikimi mund të ketë realizimi i një vizite në Turqi nga Stoltenberg për rregullimin e marrëdhënieve, Lesser ka bërë të ditur se kontaktet personale japin gjithmonë rezultate të frytshme.

Më tej ai tha se lidhjet mes Turqisë dhe botës perëndimore nuk janë vetëm strategjike. “Ka një zakon bashkëpunimi i cili bazohet prej shumë vitesh mes Turqisë dhe Perëndimit”, tha Lesser.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button