Home / Kosova / Arrestohen Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj

Arrestohen Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës.

Ai është arrestuar derisa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.

Njekosisht janë arrestuar edhe Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj – Bujupi  në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës.

Ndaj Kurtit dhe deputeteve Albulena Haxhiu e Donika Kadaj-Bujupi është lëshuar urdhërarrest pasi munguan në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës.

Gjykatësi i Themelores në Prishtinë, Beqir Kalludra, këtë veprim e ka marrë pasi që Kurti, Haxhiu e Kadaj, vitin e kaluar kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: